Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 April 2026
Vizion fokus

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke,...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të...

Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”,...

Thaçi përfundon dëshminë në Hagë: Lufta e UÇK ishte e drejtë, s’kam bërë krime

17 Korrik 13:44


Presidenti Hashim Thaçi përfundoi mbrëmjen e së enjtes intervistimin në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, pas akuzave ende të pakonfirmuara për krime lufte në Kosovë.

Intervista e tij zgjati 4 ditë, ku për gati 28 ore, Thaçi është detyruar t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorisë.

Pas përfundimit të dëshmisë maratonë, presidenti i Kosovës tha se për 4 ditë me radhë, pati mundësinë të japë sqarimet e tij lidhur me aktivitetin gjatë dhe pas luftës.


“HASHIM THAÇI
PRESIDENT I KOSOVES

Më vjen shumë mirë që për 4 ditë me radhë kisha mundësinë të jap sqarimet e mija për të gjitha çështjet, që ndërlidhen me aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës dhe përpjekjet e mija për paqe, stabilitet, zhvillim dhe progres. Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të jap dhe sqaroj informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mija gjatë luftës, gjatë periudhës që mbulon pra mandati i Gjykatës Speciale.”

Duke i cilësuar seancat si produktive, presidenti Thaçi nënvizoi se prokuroria dhe gjykata duhet të vendosin me drejtësi.


“HASHIM THAÇI
PRESIDENT I KOSOVES

Tani i mbetet prokurorit dhe gjykatës që të vlerësojnë me paanshmëri dhe me mendje të hapur dëshminë. Në rast se ata bëjnë një gjë të tillë në mënyrë profesionale të paanshme dhe të ndershme, ata lehtë mund të vijnë në përfundimin se unë kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduara. Në çdo rast, më lejoni të theksoj se lufta jonë ka qenë e drejtë sepse ka qenë luftë për liri, pikërisht që ka qenë luftë e drejtë ne kemi pasur mbështetjen e botës demokratike SHBA-së, BE-së dhe të NATO-s, rrugëtim ky që ka zgjatur i suksesshëm, i përbashkët tash e dy dekada dhe do të jetë i përjetshëm.”

Presidenti i Kosovës theksoi se “përpjekjet për të rishkruar historinë, dhe përpjekjet për të njollosur luftën e drejtë janë gjithashtu përpjekje për të njollosur ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Kosovë.

“Por e vërteta e jonë e dhimbshme dhe krenare është e pastër si loti ndërsa historinë tonë nuk do të mund ta ndryshoj askush, ajo është e drejtë e pastër dhe jemi krenarë”, tha presidenti. Tashmë akuzat e Prokurorisë së Posaçme i janë dorëzuar një gjykatësi të procedurës paraprake, i cili duhet të vendosë për konfirmimin apo hedhjen poshtë të tyre.

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Hashim Thaçi krime Lufta UCK

Nga e njëjta kategori

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të investoj në Shqipëri

më shumë...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”, Rama nga Abu Dhabi: Në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe në kohë tensioni

më shumë...

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat “përpijnë” pallatin brenda pak minutash

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

8:25

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të...

8:19

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka:...

8:08

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më...

7:35

Të shtëna me armë në SHBA, vriten...

7:11

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe...

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

Më të klikuarat

  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat ̶...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.