E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi për Zërin e Amerikës: “Duhet të dalim nga izolimi”

Kosova mbajti një qëndrim kritik ndaj publikimit të strategjisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Hashim Thaçi tha se vendi ka bërë veprime konkrete drejt përmbushjes së detyrimeve, por theksoi se parlamenti duhet të veprojë sa më shpejtë për të ardhmen e vendit.

 

“Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet në 95% për heqjen e vizave. Ndaj Kosova duhet të kalojë sa më shpejt demarkacionin. Prandaj në vend që të vazhdojmë me kritika ndaj be duhet të ndërmarri iniciativën ne parlament për te kryer ato përgjegjësi që na takojnë për të ardhmen tone.

 

Reklamë

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës,  Thaçi u shpreh se dialogu Kosovë-Serbi dhe demarkacioni, janë dy procese të cilat kanë ngadalësuar jo  vetëm integrimin e vendit, por edhe të Serbisë e Malit të Zi.

 

“Është domosdoshmëri arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, është në interesin e dy vendeve pasi, do të lehtësojë perspektivën evropiane,. Duke mos arritur një marrëveshje të tillë, në vitin 2018, do te jete një pengese.

 

Thaçi u pyet edhe për idenë e hedhur nga zyrtarët serbë që Serbia do të flasë me Tiranën zyrtare për ndarjen e Kosovës. Presidenti sqaroi se Shqipëria është një vend Sovran dhe do e mbështesë dialogun, dhe se ndarja e Kosovës është e parealizueshme.

 

Tirana është një vend sovran dhe Kosova një vend sovran. Tirana nuk do të bjerë në këtë lajthitje, vetëm një marrëveshje konkrete Kosovë-Serbi. Tirana do e mbështesë dialogun. Tendenca për ndarjen e Kosovës ka pas edhe më herët por kjo gjë është e parealizueshme.

 

Thaçi, i cili ndodhet në Uashington ku po merr pjesë ne ceremoninë e mëngjesit të lutjeve, foli gjithashtu edhe për ndryshimin e ligjit për gjykatën speciale. Ai theksoi se Kosova i ka kryer te gjitha detyrimet e saj dhe se për këtë, ka qenë dhe do të mbetet shembull për drejtësinë ndërkombëtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë