Subscribe

Bllokimi i marrëveshjes se kufirit me Malin e Zi zvarrit liberalizimin e vizave dhe cenon ecurinë ne procesin e integrimit ne BE. Deklarata është bërë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për Radio Europa e Lirë. Thaçi i ka bërë apel opozitës dhe qeverisë që të votojnë në kuvend këtë pakt, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

E ardhmja evropiane, euroatlantike do të jetë kusht, bazë, vlerë dhe standard i unifikimit dhe kohezionit të spektrit politik kosovar. Klasa politike duhet të gjeje gjuhë te përbashkët që me çdo çmim t’i kaloj të gjitha sfidat që çojnë te liberalizimi i vizave, pa cenuar integritetin territorial të republikës së Kosovës, kushtetutën dhe as ligjet e Kosovës. Nuk e besoj që kuvendi do ta sfidoj të ardhmen Euro-Atlantike për çështje të interesave të politikës ditore të askujt. E ardhmja evropiane duhet të dominoj mbi çdo segment apo mbi çdo prioritet ditor politik.

Por marrëveshja per kufirin me Malin e Zi, refuzohet te votohet nga partitë ne opozite. Ata pretendojnë se me kete pakt, po i falet hapësire territorial shtetit fqinj. Çështja e demarkacionit ka qene nje nder dy kauzat e AAK, Nisma e Vetëvendosje qe sollën dhe bllokimin e kuvendit me gaz lotsjellës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *