E mërkurë, 30 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Thaçi për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Ndërmarrja më serioze diplomatike në dy dekadat e fundit

Presidenti Hashim Thaçi e konsideroi nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë një ndërmarrje serioze diplomatike nga ana e SHBA-ve.

Ai deklaroi mes të tjerash se të premten u formalizuan përpjekjet nga bisedimet e tij me zyrtarët e lartë amerikanë në dy vitet e fundit, duke shtuar se në të gjitha takimet që ka rezilzuar me presidentin Donald Trump, ai i ka folur për vlerësimet që ka për Kosovën.

Reklamë

“Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për dy vjet, të premten e kaluar arritëm që në Shtëpinë e Bardhë të formalizohen këto marrëveshje. Kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze në këto dy dekada për Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij procesi shumë të vështirë, hasëm në pengesa, akuza e konspiracione nga shumë anë, por formalizimin e marrëveshjes, të gjitha këto u treguan të rrejshme dhe paragjykuese.”

Ndërkohë, ai vlerësoi edhe ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell si “energjik dhe shumë profesional”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë