E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi: Papa do të vizitojë Kosovën

Ati i Shenjte Papa Françesku pritet te vizitoje Kosovën. Lajmin e ka bere te ditur përmes nje njoftimi ne rrjetet sociale presidenti Hashim Thaçi. Nje dite me pare ai ndodhej ne Vatikan ne ceremoninë e shenjtërimit te humanistes shqiptare Nene Tereza, ku pati edhe nje takim me Papën. “Dje pata audience private me Papa Françeskun, me te cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës per paqe ne Ballkan dhe rolin e Shen Terezes per paqe ne bote. Ati i Shenjte me njoftoi edhe per planet e tij per te vizituar Kosovën dhe per njohjen e realitetit ne Ballkan”, shkroi Thaçi ne Facebook. Me 21 shtator te vitit 2014, Ati i Shenjte zhvilloi nje vizite historike ne Shqipëri, gjate se ciles vlerësoi bashkëjetesën mes komuniteteve fetare, nje vlere e paçmuar per paqen ne bote.

Vazhdo të lexosh

Reklamë