E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 17 minuta më parë
Kosova

Thaçi-Opozitës: Presidenti ka mandat për udhëheqjen e dialogut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli në lidhje me takimin e së dielës me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç në Bruksel.

 

Në një konference për shtyp kreu i shtetit u është përgjigjur kritikave të opozitës, se ai po e udhëheq dialogun pa përkrahjen e skenës politike në vend.

 

Reklamë

Në përgjigjen e tij, Thaçi theksoi se roli si president është një rol i zgjedhur nga populli dhe Kuvendi dhe kjo çështje si e tillë nuk duhet të personalizohet.

 

 “Do të jetë një periudhë jo e shkurtë kohore kur duhet të marrim të gjithë përgjegjësi dhe pastaj ato mundësi që do të ofrohen, përgjigjen të marrim bashkarisht dhe po ashtu edhe përgjegjësinë”.

 

Në vijim të bisedimeve për dialog me Serbinë në Bruksel, ai tha se ato i zhvillon në bazë të mandatit që ka me Kushtetutën e Kosovës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë