Subscribe

Pas vizites nje jave me pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar konferenca shtypi dhe takime te perditshme ne lidhje me dialogun me Serbinë.

Por pas kerkeses se vazhdueshme te drejtuar kryeministrit Albin Kurti, ky i fundit nuk i është përgjigjur ftesës.

Sipas Thaçit, zhvillimet e fundit jane dramatike dhe shqetësuese per Kosovën si kurrë me pare.

 

HASHIM THAÇI

 

PRESIDENT I KOSOVES

 

Fatkeqësisht edhe pse kryeministri Kurti dhe kryetari i VV-së kishte konfirmuar pjesëmarrjen, 5 minuta para fillimit e ka anuluar. Por përsëri në shërbim të obligimeve kushtetuese e kombëtare, edhe dje e kam ftuar që të takohemi dhe të bisedojmë për zhvillimet e reja, që janë dramatike dhe shqetësuese për Kosovën. Ma tepër dramatike se çdo zhvillim. Edhe sot përsëri kishte refuzim për të ardhur në takim, në tri mundësi.

 

Sipas Thaçit Kosova nuk është prone e askujt.

 

HASHIM THAÇI

 

PRESIDENT I KOSOVES

 

Do të ishte me interes që të gjithë të shpenzojmë energji. Kosova nuk është pronë e një individi. Kosova është pronë e qytetarëve të saj. Është përgjegjësi e çdo lideri. Ne duhet të punojmë dhe të shkojmë përpara me qëndrime unike. Qëndrimi unik është forcimi i shtetit brenda.

 

Presidenti shtoi se qytetaret e Kosovës jane dëshmitare  që të tjerët i kane lëne në gjysmë të rrugës si ne rastin e  liberalizimit te vizave.

 

Por ai u shpreh optimist se kryeministri do të gjej kohë për t’u takuar, per te parandaluar ndonjë vendimmarrje të papritur për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *