E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Thaçi: Nuk tolerojmë ndërhyrjen e Serbisë në punët tona

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se në ditën e zgjedhjeve parlamentare, më 11 qershor, shqetësim mbetet frikësimi dhe kërcënimi i qytetarëve, veçanërisht në pjesën veriore, raporton REL.

 

Reklamë

“Me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it (v.j. pesë vendet kryesore euro-perëndimore) kërkova që t’ua bëjnë të qartë autoriteteve të Serbisë që nuk do të tolerohet interferimi në çështjet e brendshme të Kosovës”, shkroi Thaçi në Facebook.

 

Thaçi po ashtu falënderoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Kosovës, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, shoqërinë civile dhe vëzhguesit evropianë pasi, siç tha, “po bëjnë çdo gjë për të garantuar proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë