Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi prere se nuk ka as ndarje as shkëmbim të Kosovës. Deklaratat kreu i shtetit i beri gjatë një debati të hapur me shoqërinë civile dhe mediat për korrigjimin e kufijve.

 

Hashim Thaçi: Jam transparent ne objektivin tim. As ndarje as shkëmbim nuk është ndare, kam fol për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, me duket e realizueshme, jam i bindur dhe do punoj shume.

 

Sipas presidentit takimi me Vuçiç dhe arritja e një marrëveshje i hap rrugën Kosovës për integrimin në strukturat euroatlantike.

 

Hashim Thaçi: Si ta bindim Rusinë te heqë veton e Këshillit te Sigurimit, qe te anëtarësohet OKB. Kush mund ta bind Serbinë te njohe Kosovën, jam skeptik, as BE dhe as shtetet anëtare. Spanjën, Qipron dhe Greqinë kush e bind për te njohur Kosovën. Hapet rruga për 5 vende te na njohin. Përndryshe kemi regres. Çmimi do jete shume i madh.

 

Ai shtoi se është I vendosur të arrijë një marrëveshje me Serbinë.

 

Hashim Thaçi: Jemi te vendosur te arrihet marrëveshje. Askush nuk duhet te frikësohet. Është rrugëtimi i vetëm për NATO, BE dhe OKB. Jemi te penguar për te themeluar forcat e armatosura te Kosovës, këtu kemi bere gabim dhe vete sepse na është dhënë mundësia. Duhet te kemi progres zhvillim ekonomik dhe jo te izoluar.

 

Por korrigjimi i kufijve nuk do të diskutohet në takimin e së premtes në Bruksel ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 

Këtë e ka bëre te ditur zyra e kreut te shtetit për mediat ne Prishtine sipas te cilave takimi do te fokusohet tek modalitetet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, ndërsa çështja e Luginës nuk do te jete në axjendë. Shumë here presidenti Thaçi ka artikuluar se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë qe na takimin e pare me Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *