Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një konferencë për media ka sqaruar se për here të pare ai nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të dialogut me Beogradin.

 

Ekipi negociator i sapoformuar në Kuvendin e Kosovës do të jetë në fillim të muajit janar në Bruksel, ku do të zhvillojë bisedimet e radhës, ne të cilat deri me tani Kosovën e ka përfaqësuar presidenti Thaçi ndërsa Serbinë presidenti Vuçiç.

 

Ekipi negociator është pajtuar që më 8 janar ata të jenë në Bruksel e unë në skijim në Brezovicë. Ekipi negociator do ta ketë përkrahjen time të plotë dhe se Kosova është gati për dialog. do të punojnë për arritjen e një marrëveshje të balancuar me shtetin e Serbisë dhe në interes të paqes dhe stabilitetit.

 

Deklaratat e Thaçit vijnë një ditë pasi ekipi negociator i mbledhur nga kryetari i kuvendit Kadri Veseli u shpreh se duhet të kenë një qëndrim të njëzëshëm në Bruksel.

 

Ndërkohë shkëmbimi i territorit nuk do jete ne tryezën e bisedimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *