Subscribe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar konsultimet me partitë politike në vend në lidhje me zhvillimet pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj. Sipas një njoftimi nga presidenca, Thaci ka pritur sot dy parti minoritare që përfaqësojnë komunitetin turk dhe atë boshnjak në Kuvendin e Kosovës.

 

Presidenti Thaçi është shprehur se tani shtrohet nevoja për hapa konkretë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës , për të pasur sa më shpejt një qeveri funksionale dhe efektive.

 

“Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një zgjidhje të re qeverisëse apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejt me qeveri”, theksohet në njoftimin e presidencës.

 

Bisedimet me partitë e tjera politike, pritet të vazhdojnë në ditët e ardhshme, ndërsa për të mërkurën, Thaçi ka paralajmëruar takimin me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , Valdete Daka.

Ndërkohë, po sot, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar partnerët e koalicionit qeverisës, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, me të cilët ka diskutuar rëndësinë e shkuarjes sa më shpejt në zgjedhje. Në këtë takim ishte I ftuar edhe Kadri Veseli, kryetar i PDK, por ai nuk mori pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *