Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2026
Vizion fokus

Plagosi pa dashje shokun17 vjeç në mes të natës,...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Zjarr në një ambient magazinash në Durrës, humb jetën...

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Më 26 maj vulosim fazën...

Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë:...

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev,...

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet...

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet e ardhme,...

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali Berisha: Mirënjohje...

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye...

Thaçi nga Shqipëria thirrje për bashkim: Do të jetojmë në një shtet të përbashkët

25 Maj 15:42

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi nga Shqipëria ka folur sërish për mundësinë e bashkimit të Luginës me Kosovën.

 

Gjatë vizitës së tij në Has ai ka marrë dekoratën “Qytetar nderi” në Krumë të Shqipërisë, dhe në fjalën e tij ka theksuar se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë, pa kufi.

 

Gjithashtu kreu i shtetit është shprehur se do të vazhdojë me përkushtimin e tij, që ai e quajti jetësor për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me territorin e Republikës së Kosovës. Thaçi tha se Lugina do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, pa u prekur Ujmani e Trepça.

 

“Ju keni qenë bashkërisht në istikamet e luftës dhe bashkërisht do të jetojmë në liri, dhe bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt në një shtet të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Të jeni të sigurtë që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodh…… Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”.

 

Ndër të tjera Thaçi ka deklaruar se misioni i Kosovës për liri dhe pavarësi është i pamjaftueshëm dhe se shqiptarët janë ndarë padrejtësisht e tani duhet të bashkohen me vullnet. Ai tha se ka ardhur momenti të punohet mençurisht, duke nënkuptuar largimin e pikave kufitare që sipas Thaçit janë të imponuara padrejtësisht. Ndërkohë për çmimin që iu nda, Thaçi tha se ndjehet shumë mirënjohës dhe tha se ky nderim është për UÇK-në, heronjtë e kombit, dëshmorët, martirët dhe luftën e drejtë për liri.

Posted Under:
Kosova Rajoni
Tagged:
Bashkim Kosovë shqiperia Thaçi

Nga e njëjta kategori

Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

më shumë...

76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset kokë më kokë me makinën, babë e bir dhe dy 20-vjeçarë të vdekur në Maqedoninë e Veriut

më shumë...

Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë e Kosovës ndan para për disa kategori

më shumë...

Një muaj paraburgim për shtatë drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:54

Plagosi pa dashje shokun17 vjeç në mes...

9:38

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

9:29

Zjarr në një ambient magazinash në Durrës,...

9:20

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Më 26 maj...

8:49

Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë...

8:43

Reshje të lehta dhe temperatura të larta,...

8:40

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar...

8:19

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë,...

8:15

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Maj...

10:36

Dy ushqime të përditshme që mund të...

10:12

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet...

9:57

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali...

9:48

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet...

9:42

Trump thotë se Irani po i afrohet...

9:04

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit!...

8:15

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

7:40

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron...

7:27

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për...

7:00

U përplas me efektivët grekë, arsenali që...

6:13

Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen drogë,...

Më të klikuarat

  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, ulet nafta dhe b...
  • “Diluni për zot pëgjegjësive që u janë dhënë”, l...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.