E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Thaçi nesër dekreton ligjet për Ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se vendi tashmë do të ketë zyrtarisht ushtrinë. Në konferencën përmbyllëse për vitin 2018, ai tha se për ushtrinë janë humbur kot pesë vjet, duke theksuar se nesër do t’i nënshkruaj ligjet për Ushtrinë e Kosovës.

 

“Shpesh jam ndier shumë i vetmuar në angazhimet dhe përkushtimet e mija me ndërkombëtarët për me themelua ushtrinë, por është mirë që në fund i gjithë spektri politik ka votu”.

 

Gjithashtu në fjalën e tij presidenti ritheksoi se Ushtria e Kosovës është e koordinuar me partnerët ndërkombëtar.

Më shumë video

Reklamë