E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Thaçi në tryezë me Vuçiç në Bruksel

Sot në Bruksel do të mbahet një takim mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe përfaqësues së lartë të BE-së Federica Mogherini.

 

Thaçi ka njoftuar se në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të diskutohen idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdohet dialogu në fazën e re dhe objektivat që synohet të arrihen në kuadër të procesit të normalizimit, – shkruan Kosovapress.

 

Reklamë

“Ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

 

Takimi, i ndërmjetësuar nga kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini, vjen pas  takimeve joformale në Samitin e Dubrovnikut.

Më shumë video

Reklamë