Presidenti i Kosoves Hashim Thaci ka perforcuar serish idene e tij per korrigjimin e kufijeve mes Serbise dhe Kosoves. I ftuar ne emisionin Real Story te gazetarit Sokol, perballe analisteve Arian Vasjari dhe Skender Minxhozi ai ka shprehur bindjen se ky proces do te perfundoje, pasi kjo eshte e vetmja mundesi qe ka Kosova per tu njohur nga Serbia.

 

Përparësite e Kosovës në rast të arritjes së marrëveshjes janë këto: Kosova njihet nga Serbia, menjëherë 5 vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën e njohin, sepse skanë asnjë arsyje që të mos e njohin; Kosova menjëherë fillon procesin e partneritetit themelimit të ushtrisë dhe të antarësimit në NATO, sikur që askush nuk do të mund të sillet me as në Këshillin e Sigurimit as Rusia, për ta hequr veton për të qenë pjese e OKB. Nëse më bind si ekspert që Serbia ka për ta njohur Kosovën pa dialog dhe pa negociata, hallall dhe të lumtë.

 

Presidenti Thaci kishte dhe nje mesazh per nderkombetaret qe jane shprehur skeptike.

 

 

I kuptoj edhe skepticizmat dhe i respektoi, por në moment që arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për korrigjimin e kufijëve, jam i bindur që të gjithë në mënyrë unike do ta mbështesin marrëveshjen, edhe SHBA edhe BE duke përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE.

 

Presidenti Thaci beri te qarte se cfare mbetet e panegociueshme, ndersa iu pergjigj edhe deklarateve te kryeministrit Ramush Haradinaj.

 

Idea ime është vetëm korrigjimi, bashkangjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit asnjë aset i Kosovës, as Ujmani as Veriu i Kosovës as Trepça nuk vijnë në konsideratë që të jenë pjesë e Serbisë.Skena politike ëshë plotësisht në favor të dialogut, negociatave dhe të arritjes së një marrëveshje, duke mos e përjashtuar dhe korrigjimin. Ata që flasin për luftë dhe tragjedi të jesh i bindur që më së pakti janë të interesuar për probleme, konfikte. Për luftë kanë folur dhe në kohën e demarkacionit me Malin e Zi.

Madje kreu i shtetit artikuloi dhe mbeshtetjen qe idea e tij ka ne qeverine e Kosoves, si dhe faktin qe do jene qytetaret ata qe do te vendosin ne fund me ane te referendumit.

 

Sot 90% e anëtarëve të qeverisë së Kosovës e mbështesin korrigjimin. Edhe Presidenti edhe Kryeministri mund të ndërrohen por korrigjimi do të ndodh. Nuk ka individ, oi shkëputur që do mund ta bllokoi këtë proces, sepse ne do shkojmë në referendum dhe vet qytetarët do ta thonë fjalën e vet. Pyetja do jetë shumë e thjeshtë dhe e qartë dhe e shkurtër, ku qytetarët do kenë mundësi të përgjigjen me PO ose JO. E aprovojnë qytetarët.

 

I pyetur mbi qendrimet e Tiranes zyrtare lidhur me idene e korrigjimit te kufijeve, Presidenti i Kosoves.

 

Nuk them se në Tiranë janë kundër dialogut apo të një marrëveshje kanë opinione të ndryshme për modalitetet që do të tejkalojnë dhe njohjen reciproke do të celebrojmë të gjithë bashkë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *