E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Thaçi në burg, një turp”, Grenell thotë se gjykata e hagës është e dështuar

I dërguari i presidentit Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, ka reaguar për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas intervistës së këtij të fundit nga qelia në Hagë.

Grenell thotë se është e turpshme që ish-presidenti i Kosovës po mbahet ende i burgosur.

Reklamë

“Jack Smith, po, ai që mendoni, arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, ndërkohë që Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është turp që ai ende ndodhet në burg. Është një farsë. Gjykata e Hagës është e dështuar,” – shkruan ish-negociatori i dialogut Kosovë-Serbi.

Richard Grenell e ka kritikuar Gjykatën e Hagës edhe më herët, teksa ka kërkuar t’i ndërpriten fondet, duke e quajtur atë totalisht politike.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë