E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi ndryshon datën e thirrjes së seancës së Kuvendit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ndryshuar datën e thirrjes së Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Mediat bëjnë me dije se vendimi është marrë nga presidenti Thaçi, pas kërkesës së shumicës së partive politike.

 

Reklamë

Sipas ndryshimit të bërë mbledhja e parë e Kuvendit do të mbahet me 26 dhjetor dhe jo me 24 siç ishte paralajmëruar.

 

“Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë