E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi-Medvedevit: Urë komunikimi midis dy vendeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ankara është takuar  me kryeministrin e Rusisë, Dimitry Medvedev, ku ka diskutuar për vendosjen e komunikimeve fillestare mes Kosovës dhe Rusisë.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Thaçi bën me dije se çfarë ka biseduar me kryeministrin Medvedev.

“Në kuadër të ceremonisë së Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillova një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev. Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona”.

Reklamë

 

Sipas presidentit Thaçi ato kanë diskutuar edhe për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi. Ndër të tjera presidenti deklaroi se Medvedev është dakord se  marrrëveshja e paqes do të ishte shumë e rëndësishme për Ballkanin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë