E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Thaçi me Ramën: Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci njoftoi në profilin e tij në facebook se kishte zhvilluar një takim me kryeministrin Rama.

 

Thaçi shkruan se temë e bisedësh kishte qënë domosdoshmëria e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri.

 

Por kreu I shtetit të Kosovës bën të ditur më tej se me Ramën diskutoi edhe për nevojën e bashkimit të faktorit shqiptar për rreth sensibilizimit të së drejtës të Luginës së Preshevës për tu bashkuar me Kosovën.

 

 

Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës.

Vazhdo të lexosh