Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sqaron të gjithë skeptikët për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke siguruar se nuk do të ketë korrigjim të kufirit të vijave etnike.

 

Hashim Thaçi: Skeptikët e kësaj marrëveshjeje mund t’i siguroj që tani se nuk do të ketë korrigjim të kufirit përgjatë vijave etnike, nuk do të ketë eksod të popullsisë dhe as efekt domino. Për më tepër, kjo marrëveshje paqësore do të vendosë një gur të rëndë mbi të ashtuquajturën “Kuti e Pandorës”, e cila këto ditë po përflitet me shumë pasion.

 

Sipas kreut të shtetit të Kosovës opsioni reali i korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë jo vetëm nuk do të sjellë ndarje etnike në Ballkan, por do të forcojë stabilitetin duke mbyllur vatrën e fundit të konfliktit në rajon.

 

Hashim Thaçi: Skeptikët, sot përsëri janë bërë bashkë për të kundërshtuar opsionin real të korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë. Me lehtësi përhapin frikë për gjoja destabilizim të rajonit dhe thellim të ndarjes etnike në Ballkan. Krijojnë panik dhe mjegull duke i trilluar të njëjtat argumente, njësoj sikurse në prag të shpalljes së pavarësisë. Unë kam konsideratë të lartë për të gjithë ata që në mënyrë racionale janë të përfshirë dhe të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë. Ndërsa, ata që po kundërshtojnë duke prodhuar vetëm frikë, me keqardhje u them se janë të gabuar.

 

Thaçi propozon që marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit të përdoret në të ardhmen si precedent pozitiv i domosdoshëm për të zgjidhur konfliktet ndërshtetërore vetëm në mënyrë paqësore dhe jo me luftë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *