E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi: Marrëdhëniet me SHBA nuk mund ti prish askush

Presidenti, Hashim Thaçi, ka renditur pasojat që mund të  Kosova, nëse nuk tërheq taksën prej 100% ndaj mallrave nga Serbia e Bosnje Hercegovina edhe pas kërkesë së SHBA-ve për shfuqizim të saj.

 

Kreu I shtetit është shprehur se në asnjë mënyrë nuk guxon të rrezikohet raporti me Amerikën për shkak të taksës, pasi asnjë person dhe asnjë agjendë nuk qëndron mbi interesat e partneritetit strategjik mes të dyja vendeve.

 

Reklamë

“Në asnjë çmim, në asnjë rrethanë nuk do të ketë refuzim të partneritetit. Dhe është jetike, përtej çdo politike ditore, bashkëpunimi strategjik dhe i përhershëm i miqësisë së thellë mes Kosovës dhe SHBA-së. Askush dhe asnjë agjendë tjetër nuk qëndron mbi interesat e partneritetit strategjik të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra asnjë person dhe asnjë agjendë tjetër.”

 

Presidenti Thaçi në një prononcim për REL, ka theksuar ndër të tjera se  ai as nuk ka kërkuar vendosjen e taksës ndaj Serbisë e Bosnje Hecegovinës, por as nuk kërkon pezullimin e saj. E pikërisht tema e taksës ka krijuar edhe përçarje përbrenda koalicionit qeverisës, për dy ditë radhazi liderët e qeverisë janë duke u takuar për të dhënë një përgjigje përfundimtare sa i përket kësaj çështjeje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë