Subscribe

Presidenti i Kosovës, Thaçi doli para mediave për tiu përgjigjur interesimin në lidhje me qëndrimin e tij të vazhdueshëm për dialog me Serbinë mbi korigjimin e kufijve dhe kërkesën që Lugina e Preshevës ti bashkohet Kosovës Thaci tha se korigjimi I kufijve nuk do të thotë ndarje apo autonomi, por do të bëhet vetëm me mirëkuptim mes palëve. Më tej kreu I shtetit pohoi se nuk gjithsesi nuk është edhe aq optimist se do të ketë marrëveshje me Serbinë. Nëse ndodh pajtueshmëria nga Kosova e Serbia, atëherë askush nuk do të dal kundër për dialogut. Koha e luftës ka përfunduar, nuk do të ketë ndarje, shkëmbim apo autonomi. Do të ketë vetëm korrigjim nëse ka pajtueshmëri nga dy anët”

 

“Tema kryesore mbetet dialogu ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Unë e kam thënë qe disa herë se është proces i vështirë, i rënd por i domosdoshëm. Mundësitë për të arritur një marrëveshje me Serbinë gjasat janë minimale. Por ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të shfrytëzojmë çdo mundësi që të kemi një marrëveshje historike përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe Amerika”.

 

Presidenti I Kosovës tha gjatë konferencës për shtyp se mbështet krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës.

 

“Kosova nuk ka pretendimeve territorial ndaj askujt. Nëse shqiptarëty e Luginës së Preshevës shprehin vullnetin e tyre për tiu bashkuar Kosovës, atëherë lind e drejta jonë që ta kërkojmë këtë gjë në bisedimet me Serbinë. Kjo nuk do të thotë që ne kemi pretendime territorial kundër një shteti tjetër.”

Thaci shtoi se kërkesa e liderëve të Luginës është institucionalizuar, por do të prezantohet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

 

“Këtë moment nuk duhet humbur, nëse nuk shfrytëzohet mirë, edhe kështu në këtë gjëndje qytetarët e Luginës po vijnë në Kosovë, janë larguar rreth 12 mijë njerëz nga atje. Shqiptarët e Luginës duhet t’i gëzojnë të drejtat e plota sikurse shqiptarët tjerë. Kjo nuk sjell frikë, por mundësi të reja. Pastaj, do të jetë shumë vonë nëse humbet kjo mundësi. 91% e qytetarëve të Kosovës e mbështesin idenë e bashkangjitjen e vendit me Luginën, prandaj politika duhet vetëm ta respektoj vullnetin e qytetarëve”.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *