Thaçi: Lugina e Preshevës po na mbështet, të gjithë bashkë për një qëllim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje liderëve politik në Kosovë që të bashkohen rreth këtij qëllimi të përbashkët për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës.”




