Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është shumë i lumtur në këtë ditë të cilën ai e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për Kosovën.

 

Pas raportit pozitiv të BE-së që i hap rrugë liberalizimit të vizave, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi, shkruan se liberalizimi i vizave është momenti më domethënës në rrugën evropiane të Kosovës deri në anëtarësimin e saj në BE.

 

“Vendimi i sotëm i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave përbën një moment historik dhe një njohje të përpjekjeve tona shumëvjeçare për ta çuar Kosovën në zemrën e Evropës. Liberalizimi i vizave është momenti më domethënës në rrugën evropiane të Kosovës deri në anëtarësimin e saj në BE. Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit të një shoqërie të tërë evropiane. Kjo nuk është një dhuratë, por një mirënjohje e punës së vështirë që e kemi bërë së bashku të gjitha institucionet tona, i gjithë spektri politik, opozita, qeveritë e kaluara, shoqëria civile, mediat, si dhe përgjegjësit e rendit e të ligjit. Është meritë e qytetarëve të Kosovës. Urime!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *