Presidenti Hashim Thaçi, deklaroi se serbët të cilët janë larguar nga  ka Forca e Sigurisë së Kosovës, nuk mund të kthehen më.

 

Në një deklaratë për media tai ka thënë se Kosova dëshiron që të themeloj një ushtri funksionale, multietnike dhe të standardeve të NATO-s.

 

Ndër të tjera Thaçi ka thënë se asnjë organizim që është kundër Ushtrisë së Kosovës i motivuar me agjendë të qartë nga Beogradi, nuk do të mund ta frenoj të ardhmen euroatlantike të Kosovës, themelimin e ushtrisë dhe multietnicitetinë e Forcës së re të Kosovës.

 

Gjithashtu presidenti komentoi dhe në lidhje me dialogun me Serbinë, duke thënë se ky proces nuk do të jetë i lehtë, por i rëndë. Ai theksoi se dëshiron që të gjitha partitë politike të përfshihen në dialog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *