Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar masakrat në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Në reagimin e tij Thaçi është shprehur se para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore kanë kryer masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në këto dy vende.

 

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk është ndëshkuar nga drejtësia.

 

“Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *