E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Thaçi kritikon BE-në, përkëdhel Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Europian, që ka kritikuar deklaratën e tij të fundit për bashkimin e shqiptarëve, nëse Kosovës nuk i hapet rruga e integrimit. Në një konferencë kreu i shtetit kundërshtoi atë që e quajti përkëdhelje të unionit ndaj Serbisë, në një kohë që Kosovës nuk po i hiqen vizat. Sipas Thaçit, kërcënimi për BE-në, vjen nga nacionalizmi serb.

 

 “Kërcënim për Bashkimin Evropian është nacionalizmi serb, është Beogradi i cili është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm të Rusisë në Serbi, prej bazave ushtarake deri në MIG-ët rusë dhe kjo përkëdhelje dhe deklarime nga zyrtarët e Bashkimit Evropian për Beogradin janë shumë bajate dhe neveritëse. Njëherësh, këto deklarata janë të papranueshme për Kosovën, në veçanti në këtë vonesë të pajustifikueshme në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”.

 

Reklamë

Deklaruat e pak ditëve më parë të presidentit të Kosovës dhe të kryeministrit Rama për krijimin e unioneve të vogla në rast dështimi të integrimit te Ballkanit Perëndimor, sollën reagimin e Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, që i cilësoi ato të papranueshme. Ndërsa presidenti i zgjedhur serb Vuçic foli për ndërhyrje të shërbimeve të huaja në këto qëndrime të liderëve shqiptarë.

 

Më shumë video

Reklamë