E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi kritika ndërkombëtarëve

Presidenti Hashim Thaçi ka kritikuar ndërkombëtarët duke thëne se Kosovës i është bërë padrejtësi, pasi vendi i ka plotësuar të gjitha kërkesat, por nga ana tjetër i janë shtuar kushtet.

 

Në tryezën me temë “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës”, kreu i shtetit është shprehur se kjo gjykate duket se është ne favor te Serbisë.

 

Reklamë

“Si asnjëherë më parë, Thaçi ka kritikuar shtetet të cilat kanë kërkuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se si këmbim ato kishin premtuar një sërë përfitimesh për Kosovën por  asnjë nga këto premtime, si: anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, liberalizimi i vizave dhe premtime të tjera nuk janë përmbushur.”

 

Thaçi ka folur për raportin e publikuar nga Dick Marti, ku përmendet edhe emri i tij duke e quajtur te motivuar politikisht.

 

Ky raport sipas presidentit është botuar vetëm një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2010. Votimi  i shpejt në Këshillin e Evropës nuk ka qenë i rastësishëm. Thaçi thekson me tej se raporti është shprehje e mllefit ndaj kontributit të SHBA-së dhe UÇK-së. Presidenti ka bërë me dije se 50 për qind e qytetarëve janë të gatshëm të protestojnë kundër Gjykatës Speciale, por nga ana tjetër theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të sillet si shtet i përgjegjshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë