E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Kosova

Thaçi: Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të enjte është takuar me anëtaren e Senatit të Francës, Helen Conëay-Mouret, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

 

Në këtë takim kreu i shtetit të Kosovës është shprehur se vendi i tij ka zhvilluar një proces elektoral shembullor dhe se tani pret formimin e qeverisë së re.

 

Reklamë

“Kosova ka një demokraci të avancuar”, u shpreh  Thaçi dhe shtoi se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve pret që shpejt të formohet qeveria që do të shtyjë përpara proceset e rëndësishme për Kosovën.

 

Ai theksoi se Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor pret përkrahje më konkrete nga BE-ja.

 

“Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave dhe pret vendim meritor nga BE dhe shtetet anëtare të BE-së”.

 

Nga ana tjetër Senatorja Conëay-Mouret u shpreh se Franca përkrah perspektivën evropiane të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë