Thaçi: Kosova ka përfituar nga urtësia përkrah aleatëve strategjik

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Berlin është takuar me ish të dërguarin e posaçëm të Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, Frank Ëisner si dhe me ish-përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Kreu i shtetit të Kosovës në postimin e tij në profilin e Facebook shkruan se Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë i aletëve.
Gjithashtu ai ka përmendur dhe faktin se ishte Ashton e cila ka lehtësuar arritjen e marrëveshjes së vitit 2013.
“Gjithmonë kënaqësi takimet me ambasadorin Frank Ëisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, e cila lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013. Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë. Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre.”




