Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se arrija e një marrëveshjeje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kontribuonte në paqe afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Këto komente Thaçi i bëri në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë.

 

Ai tha se Kosova ka qenë gjithmonë e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të përfundonte me njohje reciproke, por sipas tij, shumë raste janë humbur që të arrihet një gjë e tillë.

 

“Askush nuk ka mundur ta imagjinojë në verën e vitit 1999 se 20 vjet më vonë ne ende nuk do të kemi një marrëveshje politike me Serbinë për njohje reciproke dhe krijimin e rrethanave të fqinjësisë së mirë. Janë humbur raste të mëdha që ta arrijmë këtë marrëveshje, ndërsa ne kemi qenë të gatshëm gjithmonë që të shtrijmë dorën për marrëveshje. Paqja afatgjate në Ballkanin Perëndimor në masë të madhe varet nga paqja e përhershme në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, pra me një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk ka si të mos përfundojë pa njohje reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, tha presidenti Thaçi./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *