Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është mirënjohës SHBA-ve për mbështetjen që i ka ofruar Kosovës në themelimin e ushtrisë, ndërsa kërkoi që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë.

 

Kreu i shtetit të Kosovës falenderoi zv.sekretarin e Mbrojtjes, David Norquist për pritjen dhe nënvizoi se është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit që Kosova t’i bashkohet NATO-s.

 

“I jemi mirënjohës SHBA-ve për mbështetjen e madhe që i jep FSK-së dhe rrugën tonë. Faleminderit Zëvendëssekretarit të Mbrojtjes, David L. Norquist për një takim të frytshëm dhe angazhimin e Pentagonit për ushtrinë tonë, të gatshme për të shërbyer përkrah aleatëve tanë të NATO-s. Është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit që Kosova t’i bashkohet NATO-s”, shkruan Thaçi në Twitter.

 

Thaçi tha se Kosova është e gatshme të përfshihet në misionet humanitare krah SHBA-ve.

 

“Kosova e ka ushtrinë e vet, profesionale dhe me standarde të NATO-s, që është e gatshme të përfshihet në misionet humanitare e paqeruajtëse në botë, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

 

Ndërkohë, Norquist e konsideroi të rëndësishme anëtarësimin sa më shpejtë të Kosovës në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *