Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka kërkuar sërish të mërkurën vendeve të Bashkimit Evropian që të marrin vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërkohë që ka theksuar se Kosova “i ka përmbushur të gjitha kriteret për marrjen e statusit të kandidatit” për t’u anëtarësuar në BE.

Ai është thënë t’i ketë bërë këto kërkesa në Samitin e Zagrebit, mes vendeve të bllokut evropian dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor.

Ky Samit këtë vit është mbajtur online, për shkak të situatës së krijuar, pas pandemisë me koronavirus, prandaj temë diskutimi ka qenë perspektiva evropiane për rajonin dhe sfidat e krijuara pas shpërthimit të këtij virusi.

“Para 20 vitesh në Samitin e Zagrebit iu ofrua perspektiva evropiane Kosovës dhe Ballkanit. Është e dhimbshme që sot të dëgjojmë përkushtimin e njëjtë, por pa vendim për liberalizimin e vizave, e madje pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret”, është cituar të ketë thënë Thaçi në këtë Samit.

Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012 , por ende nuk është finalizuar./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *