E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi: Kosova dëshmoi pjekuri të lartë politike e demokratike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur urime për qytetarët e kosovarë dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore të lira e demokratike që zhvilluan.

 

Në një postim në Facebook, Thaçi shprehet se Kosova dëshmoi edhe njëherë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Ai I bën apel partive që këtë pjekuri ta tregojnë edhe në formimin e qeverisë së re dhe në përballimin e sfidave të që presin Kosovën.

 

“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë