Subscribe

“Korrigjimi i kufijve nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën”. Kështu është shprehur presidenti I Kosovës Hashim Thaçi gjatë një konference për shtyp.

 

“Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis. E di që dikush mund të thotë që Kosova ka bërë kompromise të mjaftueshme. Pajtohem plotësisht. Ka edhe të atillë që thonë se Serbia duhet ta njohë Kosovën menjëherë. Pajtohem plotësisht. Por dua të potencoj drejtpërdrejt se sot një gjë e tillë Serbia nuk po e bën. Për fat të keq me gjitha përpjekjet maksimale që Serbia ta njohë Kosovën nuk po mund ta bindë as BE që ta bëjë këtë”

 

Presidenti theksoi se shtë i sigurt se Kosova do të marrë njohjen nga Serbia, sepse pa një marrëveshje paqësore me Kosovën, as Beogradi nuk mund të bëjë asnjë hap drejt integrimit europian. Ndaj ai u bën thirrje të gjitha partive politike në Kosovë që t’i bashkohen procesit të dialogut me Serbinë.

 

“Jam këtu që t’ju bëj ftesë edhe njëherë gjithë skenës politike, shoqërisë civile, mediave, që të punojmë bashkë me një qëllim që brenda një periudhe te shkurtër kohore të përmbyllet procesi i bisedimeve, duke krijuar kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes që do të nënkuptonte normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që do të hapte perspektivë evropiane për Kosovën dhe Serbinë. 

 

Thaçi këmbëngul se asnjë njeri, por as aleancat euroatlantike, nuk mund ta detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën, ndaj dhe rruga e vetme është korrigjimi I kufijve. Për këtë presidenti këmbëngul se “nuk do të ketë korrigjim të kufijve përgjatë vijave etnike, por as eksod.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *