Prishtina e Beogradi janë në pozicione krejtësisht të kundërta sa i takon arritjes së një marrveshje. Presidenti Hashim Thaçi thekson se Kosova është e  palekundur në qëndrimin që Serbia duhet të njohë Pavarësinë.

 

​Pas kthimit nga Brukseli presidenti Hashim Thaçi deklaron se Aleksandër Vuçiç është larg realitetit, pasi e vetmja zgjidhje e pranueshme për Kosovën është njohja e shtetesise nga Serbia dhe anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Thaçi thote se ka shpresa për arritjen e marrëveshjes per sa kohe vendi gezon mbeshtetjen e bashkimit europian

 

“Jemi te vendosur te vazhdojme dialogum me gjithe pengesat. Nuk eshte e lehte te ulesh te bisedosh me nje lider serb qe mendon se Kosova është pjesë e Serbisë. .Kosova është vend sovran dhe i pavarur dhe kushdo që vjen në Serbi duhet ta kuptojë atë dhe pozicioni i Prishtinës është i qartë, marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në mes dy vendeve sovrane, asnjë marrëveshje tjetër nuk ka kuptim dhe është e përkohshme dhe të ndodhë njohja formale nga Serbia për shtetin e Kosovës dhe anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”.

 

Nga ana tjetër, sipas presidentit edhe Kosova duhet të sakrifikojë për të arritur marrëveshjen përfundimtare.Thaçi u ndal edhe tek rekomandimi i komisionit europian per liberalizimin e vizave dhe tha se qytetaret e kane merituar kete arritje historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *