E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi këmbëngul për pasaportat shqiptare  

 

Presidenti Hashim Thaçi ka ripërsëritur se Komisioni Europian ka një qasje diskriminuese ndaj Kosovës, duke parë mungesën e liberalizimit të vizave nga ana e BE-së. Thaçi e ka cilësuar si “detyrim” kushtetues e ligjor pajisjen me pasaporta shqiptare të shtetasve kosovarë. Por presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Prishtinë, tha se kërkesa e Kosovës për një gjë të tillë rrezikon lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë.

 

“Shqipëria  mendoj se duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme duke i kryer obligimet e saj kushtetuese. Ky mund të jetë një vendim që më tepër ka karakter fisnik dhe human. Kërkesa ime nuk është presion,  por është nevojë”, është shprehur Thaçi në një intervistë për Dojcevele.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë