Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka folur për mediat gjermane në lidhje me idenë e tij të shumëpërfolur të shkëmbimit të kufijve me serbinë.

 

Thaçi shprehet se ajo nuk ka qenë ide e tij. Madje, ai ka nënvizuar se do të donte që zonat e banuara me popullatë shqiptare në Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës të jenë më afër Kosovës, por pa i ndryshuar kufijtë ekzistues.

 

“Ne nuk do të pranojmë ndonjë shkëmbim territorial. Unë nuk lejoj ndonjë tregti të tillë. Ne gjithashtu nuk duam që në Kosovë të ketë një Republika Srpska, një pjesë të kontrolluar nga Serbia. Kosova është shtet multietnik. Prandaj, nuk do të ketë demarkacione sipas kritereve etnike”.

 

Sipas kreut të shtetit të kosovës europa nuk ka vision për vendet e ballkanit perëndimor.

 

“Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Anglia dhe Italia gjithmonë kanë qenë të pajtimit që nuk duhet të ketë ndryshime të kufijve të ri në Ballkanin Perëndimor. Tani ata si duket nuk flasin më me një zë. Kjo është e keqe, sepse sot, serbët dhe kosovarët i ndanë një lumë i tërë prej gjaku”.

 

Në intervistën për der Spiegel thaci thekson se I kërkon Serbisë që ta pranojë gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Sipas tij drejtësia ndërkombëtare, gjykata në Hagë, ka dështuar në rastin e Serbisë. Kjo është arsyeja pse Beogradi ende i mohon këto krime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *