Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për televizionin francez “France 24” mbrojti idenë për korrigjim e kufijve. Ai paralajmëroi se në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Prishtinës e Beogradit, atëherë do të shfaqej rreziku i ndarjes së Kosovës çka do te sillte krijonte një ‘Republike Srpska’.

 

 “Ideja ime për korrigjim të kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në fakt sfidon rreziqe tjera të ndarjes së Kosovës apo themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që nënkupton “Republika Srpska “Prandaj mendoj se kjo zgjidhje është reale dhe do të duhet të jetë e pranueshme për të dy palët, por natyrisht e mirëpritur edhe nga bota demokratike.”

 

Kreu i shtetit Theksoi  se korrigjimi i kufijve nuk është ideja më e mire, por e vetmja mundësi.

 

“Korrigjimi i kufijve nuk është një ide që do të doja ta prezantoja, por aktualisht pas një konflikti shekullor, pas negociatave të shumta, e vetmja mundësi është arritja e një zgjidhjeje racionale, paqësore dhe e pranueshme për të dy palët. Dhe nëse Kosova dhe Serbia bien dakord rreth çështjes së kufijve atëherë askush nuk ka arsye që të jetë kundër. Marrëveshja Kosovë-Serbi sjell më shumë paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe në asnjë rrethanë nuk sjell destabilitet. Kushdo që flet për hapje të ‘Kutisë së Pandorës’ iu them se janë çështje të paqëndrueshme.”

 

Thaçi nënvizoi se në momentin që Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja garantojnë që Serbia do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, atëherë ai vetë do të nënshkruajë marrëveshjen paqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *