Presidenti i Kosovës nuk ka vullnet të përfshihet në procesin e dialogut Kosovë – Serbi që pritet të udhëhiqet nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Hashim Thaçi tha për mediat se çështjet e hapura mes Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të zgjidhen  pa pjesmarrjen e SHBA-se, në këtë proces. 

Sipas Thaçit, “Kosova duhet të bëjë diferencimin e partnerëve strategjik dhe ta ketë të qartë se kush mund të zhvillojë negociata, të përmbyllë një marrëveshje dhe ta zbatojë atë”.

Reagimi i kreut të shtetit vjen vetëm pak ditë pasi ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës bënë thirrje për rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve Kosovë-Serbi, të cilat janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018.

Lajçak është emëruar në postin e të dërguarit të posaçëm në fillim të muajit prill, vendim i cili nuk është mirëpritur nga presidenti Hashim Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *