Thaçi i kërkon Selisë së Shenjtë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar Selisë së Shenjtë që të njohë pavarësinë e Kosovës.
Thaçi e bëri kërkesën gjatë një takimi që pati me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin, në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB.
Thaçi theksoi gjatë takimit se njohja formale e Kosovës nga Selia e Shenjtë do të kurorëzonte krejt angazhimin e saj për sigurimin e paqes dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.
“Populli i Kosovës gjithmonë është udhëhequr nga vlerat e Shën Terezës, vlera të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës. Krejt çfarë ka mbetur është njoha nga Vatikani”, ka shtuar presidenti Thaçi.




