Subscribe

Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi i ka kërkuar kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të levizjes vetevendosje Albin Kurti, të propozojë një kandidat tjetër për formimin e Qeverisë.

 

Në një letër që kreu I shtetit  ia ka nisur Kurtit kete te enjte, pas përfundimit të konsultimeve me liderët e partive politike, thuhet se është bazuar në nenin 95 të Kushtetutës dhe ne  Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

 

Kjo leter vjen pas konsultimeve dyditore  me partite politike ne lidhje me hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj qeverisë.

 

Pas pefundinmit te takimeve dyditore te gjitha subjektet politike pervec levizjes vetevendosje nuk jane dakord me shperberjen e parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve te reja ne vend.

 

Lideret e ketyre partive propozojne formimin e nje kabineti te ri pa shkuar ne zgjedhje.Qeveria e albin kurti u rrezua me mocionin e deputeteve te kosoves, pas propozimit te partise ldk e cila bashkeqeveris me Albin Kurtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *