Thaçi i jep medaljen “Urdhri i lirisë” senatorit McCain

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dorëzuar ketë te premte medaljen “Urdhri i lirisë”, senatorit amerikan, John McCain. Vlerësimi i është dhëne për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për thellimin e partneritetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ju me punën dhe angazhimin për çlirimin e Kosovës, dëshmuat se liria nuk është privilegj i të fortit, por e drejtë themelore e të gjitha kombeve, e të gjitha vendeve”, – tha Thaçi, duke dhëne vlerësimin. Në anën tjetër, McCain tha se ndihej i nderuar për këtë vlerësim, duke rikonfirmuar mbështetjen e pakushtëzuar te SHBA-ve per Kosovën. Pas ndalesës dyditore ne Kosovë, ish-kandidati presidencial vjen ne Tirane per takime me krerët e shtetit dhe politikes.




