Subscribe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka dhënë dorëheqjen pasi Gjykatësi i procedurës paraprake i dhomave të specializuara, ka konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj tij. Thaci nënvizoi se do të bashkëpunojë me drejtësinë por historia nuk ndryshon.

 

HASHIM THACI ISH PRESIDENT I KOSOVES

“Ashtu sic kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës. Prandaj, për të mbrojtur integritetin e presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës , popullit të Kosovës, duke respektuar edhe partneritetin edhe me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”.

 

Kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani sipas Kushtetutës merr automatikisht edhe kompetencat e presidentit. Por nëse kreu i ri i shtetit nuk zgjidhet brenda 6 muajsh, vendi duhet të shkojë ne zgjedhje. Në këto kushte, Hashim Thaci bën thirrje për maturi dhe unitet.

 

“Në këto rrethana të reja, ftoj forcat politike të tregojnë maturinë që kërkon koha, të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë krizë kushtetuese apo institucionale. Të vendosin interesat e shteti mbi ato personale dhe paritake. Prandaj ju ftoj të besoni në Kosovën e re, europiane, në NATO dhe në raporte të përherëshme me SHBA. Drejtësia nuk bëhet në rrugë por me ballafaqim të argumenteve.”

 

Gjithashtu është konfirmuar edhe aktakuza kundër kryetarit të partisë demokratike të kosovës, Kadri Veseli i cili gjendet sot në Hagë. Një ditë më parë është arrestuar Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, është konfirmuar aktakuza për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *