E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Thaçi: Gati për dialog me Serbinë, BE të unifikojë qëndrimin për liberalizimin e vizave

Presidenti Hashim Thaci ka deklaruar se Kosova është gati për dialog më shumë se kurrë, pasi ka hequr cdo pretekst që Serbia ka përdorur për t’iu shmangur bisedimeve. Në një konferencë për shyp, kreu i shtetit kërkoi bashkëpunim dhe unitet nga aktorët politikë në vend.

Reklamë

Presidenti Thaci u shpreh optimist se bisedimet do të lëvizin në drejtimin e duhur por nuk ka një afat për dialogun.

Kreu i shtetit i bëri edhe njëherë thirrje BE që të unifikojë qëndrimin për liberalizimin e vizave, pasi sipas tij, Kosova është izoluar padrejtësisht. Ndërkohë Bashkimi Europian do të përfaqësohet në Kosovë nga diplomati Çek, Tomas Szunyog, i cili do të jetë pasardhës i ambasadores Nataliya Apostolova.

Më shumë video

Reklamë