Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Përmes një postimi në Facebook kreu i shtetit shkruan se Kosovën po e presin sfida të shumta që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar.

 

“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *