Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Tërmeti i fortë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime...

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi, mbi 9...

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë vejushat e...

Fati i armëpushimit dhe bisedimeve për paqe mbetet i...

Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

Zyrtari iranian: Ngushtica e Hormuzit nuk do të dorëzohet...

Deklarata e Trump për sekuestrimin e një anijeje iraniane,...

Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushtica e...

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Thaçi e Veseli në Hagë: Lufta e UÇK e drejtë, ne do ta fitojmë edhe këtë betejë

13 Korrik 14:29

Ka nisur rreth orës 13 marrja në pyetje e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Hagë pas ftesës së Prokurorisë së Specializuar.

Pak para se të hynte në ndërtesën e Prokurorisë së Specializuar Thaçi tha para mediave se beson që nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm.

HASHIM THAÇI


PRESIDENT I KOSOVES

“Sot ndodhem këtu në respekt të asaj që kam ëndërruar dhe për të cilën kam luftuar: Një Kosovë të lirë dhe të pavarur e bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundimin e ligjit. Unë jam gati të përballem me këtë sfidë të re dhe t’ia dal për djalin tim, familjen time, qytetarët e mi dhe vendin tim”

Thaçi tha prerë se askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës së lirë dhe se ky është “çmimi për lirinë”. Presidenti Thaçi theksoi se vendi i Kosovës është në Bashkimin Europian, e NATO dhe duke vazhduar miqësinë e përjetshme me SHBA-në.


HASHIM THAÇI


PRESIDENT I KOSOVES

“Askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës dhe ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqen përmes pajtimit, të vërtetës dhe drejtësisë. Unë besoj në dialogun dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët.  Kosova është një histori suksesi për të cilin unë ndihem shumë krenar. Destinacioni i Kosovës është të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, NATOn dhe miqësia e përjetshme me SHBA-të.”.

Thaçi mbrohet nga avokati amerikan Pierre-Richard Prosper, ish prokuror në Tribunalin Ndërkombëtar të OKB-së për krime në Ruandë dhe me një karrierë të gjatë në drejtësi.

Dhjetëra shqiptarë të Kosovës ishin të pranishëm para Gjykatës së Hagës. Me pankarta në duar në mbështetje të Thaçit e UÇK-së, ata kërkuan drejtësi për mijëra shqiptarët e vrarë nga serbët gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Në aktakuzën e publikuar më 24 qershor, Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Me anë të një postimi në facebook ish-kryeparlamentari tha se beteja e Presidentit në Hagë, do të jetë betejë triumfuese e Kosovës, pasi lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër.

Edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, tha se “ Shqiptarët kanë bërë luftë të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut”.

Aktakuza ndaj Thaçit erdhi në një kohë kur kreu i shtetit po udhëtonte drejt Uashingtonit, në një takim të organizuar nga Shtëpia e Bardhë për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Ky zhvillim solli anulimin e takimit. 

Emrat e Thaçit e Veselit janë në mesin e mbi 200 ish –pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë marrë në pyetje nga dhomat e specializuara që nga fillimi i vitit 2019.

Një vit më parë në prokurorinë e posaçme u thirr edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Posted Under:
Kosova Kronike Kryesoret
Tagged:
Hage thaci Veseli

Nga e njëjta kategori

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhrin: Hiqen kontrollet rutinë nga policia rrugore

më shumë...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të investoj në Shqipëri

më shumë...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”, Rama nga Abu Dhabi: Në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe në kohë tensioni

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:10

Tërmeti i fortë godet Japoninë, paralajmërim për...

10:46

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane...

10:26

Një i arrestuar dhe dy zyrtarë nën...

10:17

Si duhet ta merrni vitaminën D që...

10:02

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi,...

10:01

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë...

9:53

Vijon zjarri në landfillin e Bushatit, zjarrfikësit...

9:49

Fati i armëpushimit dhe bisedimeve për paqe...

9:11

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari...

8:59

Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

8:55

Zyrtari iranian: Ngushtica e Hormuzit nuk do...

8:40

Deklarata e Trump për sekuestrimin e një...

8:31

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit,...

8:17

Horoskopi sot: Java nis me mundësi të...

7:58

Moti sot: Reshje shiu në disa zona,...

10:46

Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga...

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

Më të klikuarat

  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.