E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Thaçi: E urrej gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pohoi se e urren gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se e kishte detyrim kushtetues shpalljen e këtij vendimi.

Ai tha se e ka urryer gjithmonë termin “gjendje e jashtëzakonshme” dhe se një gjë të tillë e ka diskutuar vetëm pas propozimit të disa partive politike në vend.

“Gjendja e jashtëzakonshme, edhe si term gjithmonë e kam urryer edhe në kohën e Serbisë, ideja e partive që është drejtuar presidentit kam pasur obligim kushtetues që ta procedoj, çka mund të them unë kurrë nuk kam pasur ndonjë pretendim sa i përket asaj gjendje, vetëm synim për të implementuar vullnetin e partive dhe shëndetin. Ideja ka qenë që të kemi sa më pak viktima dhe sa më pak të infektuar”, ka thënë ai.

Thaçi tha se është e domosdoshme që të respektohen udhëzimet e Institutit të Shëndetit.

“E kam urryer nga përvoja personale që kemi përjetuar në atë kohë masa të jashtëzakonshme deri në përmasa të gjenocidit.”

Më shumë video

Reklamë