E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 19 sekonda më parë
Video · Kosova

Thaçi dorëzon “dosjen” e dialogut, negociatoret do marrin përmbledhjen e bisedimeve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do ti doerzoje ekipit negociator “procesverbalet” e dialogut me homologun e tij Aleksandër Vuçiç.

 

Edhe pse më herët ishte shprehur se nuk ekziston nje dokument zyrtar për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi,  Thaci ka premtuar se do ti vere ne dispozicion negociatoreve një përmbledhje të bisedimeve.

 

Reklamë

Partitë opozitare megjithatë shprehen skeptike për transparencën e presidentit Thaçi në procesine  dialogut.

 

Një ditë më parë kreu i shtetit riperseriti idenë e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë, si e vetmja mënyrë për t’iu dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe përt’i hapur rrugën europiane të dyja vendeve.

Më shumë video

Reklamë