Nëse parlamenti nuk do te votoje projektligjin për shndërrimin e FSK ne ushtri te Kosovës, presidenti Hashim Thaçi do te dorehiqet. Kreu i shtetit e beri këtë deklarate ne nje interviste per televizionin publik te Kosovës, ndërsa theksoi se nuk ka kthim pas per formimin e ushtrisë.

 

Sipas tij, kjo do te realizohet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. “Një legjislacion që nuk voton ushtrinë e vendit te tij, nuk e meriton të vazhdojë. Dorëheqja ime hyn në fuqi në atë moment që kuvendi nuk e voton”, është shprehur Thaçi, qe thekson se dorëheqja e tij është e parëndësishme, por demi me i madh i behet Kosovës. Por pas kesaj deklarate ka ardhur edhe nje reagim i ambasadorit amerikan ne Prishtine. Greg Delawie ne nje postim ne Twitter theksoi se SHBA beson se siguria e Kosovës varet nga cilësia e partneriteteve të saj. “Nuk duam ta shohim Kosovën në mosmarrëveshje me partnerët kryesorë”, u shpreh Delswie. SHBA dhe NATO kane shprehur shqetësim për paralajmërimet se Kosova do të ndryshojë mandatin e Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur, pa ndryshime kushtetuese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *